About

This is an example of a page. Unlike posts, which are displayed on your blog’s front page in the order they’re published, pages are better suited for more timeless content that you want to be easily accessible, like your About or Contact information. Click the Edit link to make changes to this page or add another page.

Unë jam Eltoni dhe kjo është hapësira ime virtuale kryesisht sportive në wordpress.com, të cilën kam zgjedhur ta ndaj me ju.

 Kam studiuar për mësuesi në fakultetin e Shkencave Humane, dega Histori – Gjeografi, universiteti “Aleksandër Xhuvani’’ Elbasan. Pas kthimit në Berat kam punuar, si mësues por edhe drejtor në dy shkolla 9-vjeçare.

Ndërkohë në aspektin sportiv kam nisur të ndjek kryesisht futbollin qysh në moshë të vogël, si në stadium dhe në televizion. E shoh veten, si një tifoz të madh futbolli dhe skuadrat e mia të preferuar janë: FK Tomori dhe Kombëtarja shqiptare, po ashtu edhe AC Milan dhe Kombëtarja italiane. Prej shumë vitesh jam pjesë e tifogrupit më të madh shqiptar “Tifozat Kuq e Zi” dhe pjesë e tentativave për të pasur një tifogrup të vërtetë në Berat.

Për tu lidhur edhe më shumë me sportin, pata fatin të punoja, si gazetar sportive duke e nisur nga gazeta më të madhe sportive në vend “Panorama Sport’’ dhe për një kohë të shkurtër edhe në “Sport Plus’’. Po ashtu kam punuar edhe në disa portale online në periudha të shkurtra, si: ‘’asport.info’’, ‘’dionsport.com’’, minuta90.com’’ dhe “sportal.al’’. por njëkohësisht edhe në portale online lokale, si: “beratinews.com’’ dhe televizionin ‘’berati tv’’.

Shumë prej këtyre artikujve që do të lexoni këtu janë të botuara në këto media dhe jo vetëm. Kështu artikuj nga sporti e kryesisht futbolli do të jenë mbizotërues në këtë blog. Lajme mbi Tomorin dhe kombëtaren e pse jo nga futbolli shqiptar. Komente, intervista, histori dhe situate pikante, ashtu si unë mund t’ia dalë. Por herë herë edhe ndonjë lajm jashtë sportit nuk do të jetë asnjëherë herezi. Të dhëna historike apo në lidhje me profesionin tim dhe pse jo guida për zona që mund të vizitoni do bëjnë më të larmishëm këtë web.

Lexim të këndshëm!

Lini një koment