Sinella: Nese luajme si duhet nuk kemi rival

Tomori është duke mbyllur përgatitjet për nisjen e këtij sezoni në Kategorinë e Dytë. Në prag të sfidës ndaj Delvinës në shtëpi që do të luhet të hënën dhe do të nis sezonin e ri për beratasit. Tekniku kavajas në një prononcim për “Panorama Sport’’ flet mbi sezoni që është në prag por edhe për sfidën ndaj Delvinës. ‘’Jemi njohur me shortin dhe gjëja e parë që më vjen ndërmend është të them se ne do të hyjmë në fushë duke treguar respekt maksimal për cdo kundërshtar. Jam i sigurt që nëse skuadra ime jep më të mirën në cdo ndeshje ne nuk do të njohim rival në këtë kategori. Problemi që kemi vuajtur në këtë fazë përgatitore mund të them se është nisja paksa me vonesë e përgatitjeve. Por kemi rekuperuar shumë të ndihmuar edhe nga shtyrja e kampionatit dhe mund të them me grupin që kam në dispozicion mendoj se jemi gati. Ndeshja e parë do të jetë kundër Delvinës në shtëpi një mundësi e mirë për të treguar forcën tonë dhe sigurisht nuk mundet të kemi objektiv tjetër vec fitores.sinella

Një koment

  1. Likewise, you will get a correct actively playing process
    data every online game, nonetheless it should really be mentioned that different principles require
    diverse techniques.

Lini një koment