Albana Tërstena shqiptarja që për herë të tretë kampione e Gjermanisë

Tenisi është një nga sportet me më pak traditë tek shqiptarët është tenisi ku edhe tenisi ynë është deficitar me emra. Por ndër të rinjtë e shumtë shqiptarë që jetojnë janë duke sjellë suksese edhe në sporte ku tradita na mungon dhe kështu ka ndodhur edhe në tenis. Tenistja shqiptare që jeton në Gjermani, Albana Tërstena është shpallur për  herë të tretë kampione e landit të Saarland-it në Gjermani, pasi në finale mposhti Carolin Scheuermann 6:3, 6:0.

18 vjeçarja e lindur ne Ferizaj karrierën e saj prej tenisere e zhvillon prej kohësh ne Gjerman dhe  bëhet kështu shqiptarja e parë qe fiton për të tretën herë titullin kampion në kategorinë U18.

Në finale Albana Tërstena mundi Carolin Scheuermann 6:3,6:0, ndeshje të cilën e dominoi e sidomos në setin e dytë që e tregon edhe vet rezultati duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi Scheuermann. Menjëherë pas fitores tenistja Albana Tërstena në një bisedë për “Panorama Sport” u shpreh se është jashtëzakonisht e lumtur për këtë arritje dhe me këtë titull, si edhe ndjehet krenare që si shqiptare ka arritur një sukses të tillë”.

Ajo nuk harron po ashtu të bëjë dy  falenderime siç i quan ajo “përcaktuese”për arritjen e këtij suksesi, e që janë traineri i saj Eduart Samuel dhe  “Tifozat Kuq e Zi” që e përkrahën në çdo ndeshje. Përsa i përket së ardhmes vajza nga Ferizaj synon që himni shqiptar në një Grand Slam të madh.

Botuar në “Panorama Sport’’ viti 2013

Lini një koment